Lajme
Vjen edhe në Zvicër varianti i ri i virusit: Zbulohen dy raste
Kantonet nga erdhën këto mostra u vunë në dijeni nga BAG se ky variant më ngjitës mund të jetë duke qarkulluar mes atje. Por, BAG nuk ka zbuluar se cilat kantone janë të përfshira

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u shfaq ditë më parë në Britaninë e Madhe, është zbuluar për herë të parë sot, gjithashtu edhe në Zvicër. BAG supozon se njerëzit e prekur janë në izolim.
Individët në fjalë janë qytetarë të Britanisë së Madhe të cilët ndodhen aktualisht në Zvicër ku dhe janë testuar.
Mutacioni në fjalë është zbuluar në dy mostra nga njerëzit që ishin pozitivë, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në një kumtesë për media, në prag të Krishtlindjes, transmeton albinfo.ch. Virusi është zbuluar gjithashtu më herët sot, për herë të parë edhe në Gjermani.
Mostrat janë trajtuar në Qendrën Kombëtare të Referencës për Sëmundjet Virale të paraqitura rishtas, në Gjenevë.
BAG thotë se dy personat e prekur njihen me emër. Kantonet nga erdhën këto mostra u vunë në dijeni nga BAG se ky variant më ngjitës mund të jetë duke qarkulluar mes atje. Por, BAG nuk ka zbuluar se cilat kantone janë të përfshira.
Megjithatë, një kanton tashmë e ka konfirmuar lajmin për njërin nga dy personat, përcjell albinfo.ch. Personat e kontaktuar nga ta, janë në karantinë. Një kanton i dytë është aktualisht në proces të kontaktimit me personin në fjalë.
A është mutacioni fajtor për numrin aktualisht kaq të lartë të rasteve? “Është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka asnjë provë që përhapja e variantit të ri të ketë ndodhur për shkak të një mutacioni që rrit transmetimin ose ndikon në rrjedhën e sëmundjes,” thotë epidemiologia Emma Hodcroft nga Universiteti i Bazelit.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët paguajnë më shtrenjtë për blerjet online Federata e Konsumatorëve Romande (FRC) ka shqyrtuar një sërë markash dhe ka gjetur dallime të pajustifikueshme...
-
CEO i UBS fitoi pothuajse 15 milionë CHF në 2024-ën
-
Cilat do të jenë sfidat për Pfister, i cili do të udhëheq Mbrojtjen
-
Një e treta e kompanive industriale zvicerane po punojnë me kohë të shkurtër
-
Zvicra me plan të zgjerimit të internetit të shpejtë edhe në zonat më të largëta