Lajme

Vjedhjet nga makinat, tmerr për qytetarët në Zvicër

Që nga fillimi i vitit në kantonin Thurgau janë raportuar 150 vjedhje nga makinat. Viktimë e fundit është një nën që iu vodhën të gjitha paratë nga vetura e saj në Arbon. Denoncimin ajo e bëri vetë në rrjete sociale, duke njoftuar që kur u larguar “për dy minuta” nga vetura dhe u kthye, pa që të gjitha paratë i ishin vjedhur, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Ajo tutje tregon se tash do të ketë probleme financiare, për shkak që me paratë donte të bënte pazar. “Si do të kaloj edhe një javë me 6-vjeçaren?”, është shprehur ajo. Pas shkrimit të saj në rrjete sociale, asaj po i jepet ndihmë. Në të njëjtën ditë, viktimë ishte edhe një 26-vjeçar në Weinfelden, atij iu vodh çanta, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Në St. Gallen katër persona u arrestuan për vjedhje një javë më herët, edhe në Bernë e Lucern janë paralajmëruar bastisje për personat që kryejnë këtë lloj krimi. “Nëse lini sende me vlerë të dukshme në makinë, kjo është ftuese për hajdutët”, thotë Claudia Brunner, zëdhënëse në policinë kantonale të Thurgaut, për 20 minuten, përcjell albinfo.ch.