Uncategorized

Vjedhje e rëndë në fshatin Sfeqel të Podujevës

"Të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh katër kompjuterë dhe disa pajisje tjera dyshohet me vlerë rreth 15.000 euro"

Policia e Kosovës njofton se në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30 ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Sfeqel të Podujevës. Persona ende të panjohur kanë vjedhur gjësende me vlerë 15.000 euro.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh katër kompjuterë dhe disa pajisje tjera dyshohet me vlerë rreth 15.000 euro”, thuhet njoftimin e policisë.

Po ashtu theksohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të cilat po kryejnë hetimet.