Shkurt.ch

Vjedh pikturën e Dalit dhe e fut në qese

Një pikturë e shtrenjtë e Salvador Dalit është vjedhur me “marifet” nga një galeri e njohur e Nju Jorkut. Policia është në kërkim të një personi që të martën kishte hyrë i pavërejtur në hapësirën e galerisë në Manhattan të Nju Jorkut ku ishte e hapur një ekspozitë. Ai ishte paraqitur si klient i mundshëm.

Pastaj kishte marrë pa u vënë re njërën nga pikturat e mjeshtrit të madh, Dali dhe e kishte futur në një qese pazari.

Vlera e veprës së vjedhur me titullin “Cartel de Don Juan Teborio” është 150 mijë dollarë, ka shkruar gazeta 2New York Times”.

Nga xhirimet e ruajtura me kamera shihet një burrë i moshës 35 deri 45 vjeçare, i cili e bart me dorën e majtë qesen me pikturën brenda.