Integrimi
Vizitë e suksesshme e Mimoza Kusarit në Bazel
Delegacioni ka pasur takime me drejtues të lartë të Çështjeve Presidenciale e të Departamentit të Zhvillimit Urban të Kantonit të Bazelit, me kryetarin e parlamentit të Bazelit etj.
Nga data 21-25.06.2014 një delegacion nga Komuna e Gjakovës, i kryesuar nga Kryetarja, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi vizita dhe takime pune në Kantonin e Bazelit, me ftesë të ABSM dhe të Shoqatës GjakovaBazel. Në mbrëmjen e ditës së parë të kësaj vizite, delegacioni nga Kosova mori pjesë edhe në shfaqjen e Operas RIGOLETO të Guiseppe Verdit, në Shtëpinë e Operës dhe Baletit në Cyrih, ku një nga rolet kryesor, të Dukës së Mantovës, e interpretoi tenori i mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu. Mbas shfaqjes Znj. Mimoza Kusari-Lila dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit patën një takim të shkurtër me këtë artist shqiptar me famë ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për medie të dërguar nga ABSM dhe GjakovaBasel. Ata e kanë përgëzuar artistin e madh shqiptar për shfaqjen e dhënë dhe për arritjet tjera të tij në fushën e operas, duke nderuar kështu vazhdimisht, emrin e vet dhe të kombit të tij.
Më 22 qershor Kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit ishin të pranishëm në ceremoninë solemne të hapjes së Turneut tradicional sportiv me temën „Edhe sporti flet një gjuhë”- 2014, i cili ishte i 12-ti, radhazi.
Ndërsa më 23 qershor delegacioni nga Kosova e ka filluar agjendën me takimin me drejtues të lartë të Çështjeve Presidenciale e të Departamentit të Zhvillimit Urban të Kantonit të Bazelit. Në paraqitjen e shkurtër nga Znj Mimoza Kusari-Lila , si dhe më pas gjatë shkëmbimit të ideve në fjalimet e Zëvendës Shefit të Departamentit Peter Gautschi, të Nicole Jacobs, Shef i Departamentit të Diversitetit dhe Integrimit, u trajtuan të gjitha fushat për të realizuar dhe institucionalizuar një bashkëpunim të përhershëm dhe konkret mes Gjakovës dhe Bazelit, por edhe shumë çeshtje dhe sfida të përbashkëta.
Delegacioni nga Gjakova ka pasur të njëjtën ditë edhe një takim të përzemërt e të frytshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kantonit Basel-Stadt, Christiann Egeler. Në fillim të takimit z.Egeler u bëri mysafirëve një paraqitje të shkurtër rreth sistemit politik, ndërveprimit dhe kompetencave të Konfederatës, kantoneve dhe komunave, duke iu referuar konkretisht modelit dhe përvojës së Kantonit të Bazelit. Pas një prezantimi stimulues e të pasur me fakte dhe referenca interesante mbi Gjakovën dhe Kosovën nga ana e Kryetares të Komunës, Znj Kusari, delegacioni vizitoi sallën me vlera të pasura historike dhe aktuale të Bashkisë së qytetit. Edhe gjatë takimit me z.Egeler temat kryesore ishin tërheqja e investimeve zvicerane në Gjakovë e rrethinat e saj, zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit dhe i shkëmbimeve në të gjitha fushat me interes reciprok, thuhet më tuje në komunikatë
Delegacioni nga Kosova po të njëjtën ditë është takuar edhe me koordinatoren e qendrës së azilkërkuesve për Kantonin e Bazelit, znj. Renata Gojmann.
Në mbrëmjen e 23 qershorit delegacioni nga Kosova ka takuar Këshilltarin Qeveritar Dr Hans-Peter Wessels, Shef i Departamentit të Ndërtimit dhe Transportit. Pas prezantimit të informacioneve rreth hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim në këto dy fusha u shkëmbyen dokumente dhe botime rreth drejtimeve me të cilat komuna e Gjakovës është e interesuar për shkëmbimin e përvojave dhe të mbështetjes në nivel teknik, organizativ dhe finaciar.
Dr.Wessels përgëzoi themeluesit e Bashkësisë GjakovaBasel, të cilët, sipas tij, po promovojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis Gjakovës dhe Bazelit për vite. Ai mbështeti idenë e projekteve konkrete, me shanse dhe mundësi zbatimi, sepse kështu binjakëzimi mes Gjakovës dhe Bazelit nuk mbetet formal e në letër, por bëhet konkret dhe me interes për të dy palët. Gjithashtu gjatë bisedës me Dr. Wessels në fokus ishin edhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, të pastërtisë dhe sipërfaqeve të gjelbra të qytetit, me grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, me rrjetin e kanalizimeve, me ruajtjen e monumenteve dhe të vlerave historike, me përdorimin e ndërtesave historike dhe të hapësirave të tjera publike në pronësi të sektorit publik e privat, etj. Znj. Mimoza Kusari -Lila e inkurajuar nga gatishmëria për mbështetje e Dr Wessels i premtoi atij se do t’i dërgonin shpejt një listë të detajuar me nevojat konkrete.
Delegacioni nga Gjakova pati takime edhe me bashkatdhetarë kosovarë, që jetojnë dhe punojnë në Bazel të Zvicrës. Gjithashtu, ai bëri vizita në disa objekte kulturore dhe muzeale në këtë qytet dhe kanton, siç janë Katedralja e Bazelit, Muzeu i Qytetit, Akademia e Muzikës dhe Korpusi i Akademisë së Muzikës së Xhazit, Teatri Komunal, etj., përfundon komunikata e dërguar nga ABSM dhe GjakovaBasel.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës