Lajme
Vizitë në Zvicër e delegacionit kosovar nga Departamenti i Investimeve
“Departamenti ynë shfrytëzoi nga rasti që në këtë takim t’i informojë mikpritësit rreth ligjit të ri për investime të qëndrueshme, duke theksuar këtu edhe lehtësirat e të bërit biznes në Kosovë"
Gjatë qëndrimit 4 ditor, një delegacion nga Departamenti i Investimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të Kosovës ka realizuar disa takime që kishin për qëllim njohjen/informimin në lidhje me ligjin për investime të qëndrueshme, në Kosovë.
Në delegacionin e kryesuar nga Nazmi Osmanaj, drejtor i departamentit për investime, bënin pjesë edhe Daut Latifaj, zv. udhëheqës i divizionit për investime strategjike Melita Shabani, zv. udhëheqëse e divizionit për investime të përgjithshme.
Veç tjerash, delegacioni ka takuar në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, kryetaren e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, znj. Merita Pinta dhe nënkryetarin z. Rexhep Berisha.
“Departamenti ynë shfrytëzoi nga rasti që në këtë takim t’i informojë mikpritësit rreth ligjit të ri për investime të qëndrueshme, duke theksuar këtu edhe lehtësirat e të bërit biznes në Kosovë. Gjithashtu na u dha rasti t’i dëgjojmë edhe vështirësitë apo pengesat e bizneseve nga diaspora për zgjerimin e bizneseve të tyre në Kosovë”, thuhet në një njoftim nga Departamenti i Investimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovë.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Orhan Spahiu.
Delegacioni nga Prishtina në Konsullatën e Kosovës ka biseduar me Udhëheqësin e kësaj Konsullate, Sami Katsrati kryesisht rreth investitorëve potencial të diasporës në Zvicër, me ç`rast njëkohësisht ka informuar për aktualitetet nga ligji për investimet e qëndrueshme dhe po ashtu ka adresuar disa pengesa që janë cekur nga konsulli.
Mysafirët nga Prishtina, takimet i kanë vazhduar me z. Selman Aliun, nga kompania Flantas Unternehmung AG, i cili ka shprehur interesim për zgjerim të biznesit në Kosovë. Me z. Aliu u diskutua rreth të bërit biznes dhe potencialin që ofron Kosova.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, delegacioni ka takuar përfaqësuesit e Kompanisë “Chrom Kosova Schweiz AG-Chrom Kosova Sh.p.k.” Andresa Pumilia dhe Eddie Egloff , e cila ka filluar tashmë aktivitetin e saj në Kosovë dhe e cila vepron nga Zvicra, respektivisht nga qyteti Altendorf.
Gjatë këtij takimi, ata kanë informuar lidhur me aktivitetin e tyre në Kosovë, i cili është kryesisht i lidhur me politikëbërje dhe mundësitë për të zgjeruar investimin në nxjerrjen e mineraleve respektivisht kromit në disa pjesë të Kosovës, thuhet më tutje në njoftim, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve