Opinione
Vizatimi i Kosovës
Kafiteria e Fakultetit të Artit të Prishtinës gumëzhinte nga zhurma e madhe që studentët bënin në pushimin e orëve të mësimit. Kjo zhurmë sot mbretëronte edhe më shumë dhe grupi më i zhurmshëm që sot kishte marrë kurorën e zhurmagjive më të mëdhenj në kafeteri ishte grupi i studentëve të Profesor Arsimit. Ky grup ishte i përbërë nga 7 studentë të cilët rreth tavolinave të tyre kishin zënë hapësirë shumë më të madhe se herëve tjera. Kjo hapësirë e madhe e marrur në kafeterinë e vogël ishte falë të folurit të tyre që përcillej edhe me lëvizjet të shpejta jo verbale. Dhe nuk mjaftonte vetëm kjo, mbi kokat e studentëve ishin vizatuar format e ndryshme të shllungave nga tymi i cigareve…
Në fakt në shikim nga larg do të kishim thënë që ky grup i studentëve nuk i përkisnin fare fakultetit të artit që nga këndvështrimi i një të panjohuri do kishte thënë prania e këtyre të rinjve ishte e rastësishme në fakultetin e artin që njihet për formë e komunikimit të veçantë dhe të qetë…
Po ja që artistët e ardhshëm janë të shqetësuar dhe gjithë kjo ngritje toni dhe lëvizje të karrikave e tavolinave pa respekt të fjalës në mes vetit ishte shkaktuar nga Profesor Arsimi …
Në fund të orës të mësimit, Profesor Arsimi kishte dhënë për detyrë studentëve që vijonin lëndën e tij për artin e pikturës një detyrë që kishte të bënte me një temë që në këndvështrimin e parë do thoshim që është temë shumë e lehtë, e qëllueshme dhe shumë lehtë e realizueshme. Tema që Profesor Arsimi kishte dhënë për të vizatuar studentët kishte titullin: Vizatimi i Kosovës.
Nga biseda do mundeshim të kuptojmë që grupi kishte ide të kundërta në mes veti dhe ngadalë dhe në mënyrë shumë të qartë ky grup u nda në tri nëngrupe.
Për nëngrupin e parë që përfshinte tre studentë me ide të përbashkëta, ishte e qartë që vizatimi do duhej ti lejë hapësirë « Tokës të Kosovës » dhe do mjaftonte që të gjendej një simbol i Tokës të Kosovës që do mundej të pasqyrohej Kosova në vizatim. Argumenti për vënien në pah Tokën në Vizatimin e Kosovës argumentohej nga fakti që të gjitha luftërat në Evropë apo në Botë janë bërë për Tokë. Argumentet tjera politike apo fetare janë vetëm pretekst për të fshehur qëllimet e luftërave. Si shembull illustrativë morën shtetet evropiane që kanë pasur koloni dhe kanë ndikim në Botë. Portugalia apo Belgjika që nuk janë shtete të mëdha kanë ende shumë ndikim në shtetet që kanë qenë nën dominimin e tyre. E nuk flasim për shtetet e tjera evropiane që kanë ndikim të madh në politikat botërore !.
Për nëngrupin e dytë që përfshinë po ashtu tre studentë tjerë, insistonte që « Njeriu i Kosovës » do duhej që të figuronte në vizatimin e Kosovës. Për të argumentuar idenë e tyre, Japonia shërbente si shembull. Shikoje Japoninë edhe pse nuk ka shumë pasuri nëntokësore për Japonezët pasuria më e madhe janë vetë japonezët.
Nëngrupi i Tokës kundërshtonte idenë e vizatimin të qytetarit të Kosovës nga fakti që shoqëria e Kosovës përbëhet edhe nga minoritetet e ndryshme. Kurse nëngrupi i njeriut të Kosovës thoshte që nuk mundemi të bëhemi shtet i fortë nëse kemi frikë nga minoritetet që nuk përbëjnë as pesë për qind të popullsisë në Kosovë.
Dhe në ketë luftë të ideve në mes nëngrupit të Tokës të Kosovës dhe nëngrupit të Njeriut të Kosovës rrinte përballë studenti i ardhur nga diaspora që përbënte në vetvete një nëngrup tjetër me ide dhe duke shfrytëzuar një pushim të vogël të përplasjeve të ideve morri fjalën ashtu sikur kur merr fjalën dikush që nuk është ftuar në bisedë….
Nëngrupet e Tokës dhe të Njeriut të Kosovës u çuditën nga guximi i studentit të Diasporës që ngriti zërin dhe që bëri që këto grupe ta dëgjojnë idenë e tij. Studenti i ardhur nga diaspora fillojë argumentin e vetë duke thënë që diaspora nga larg e ka këndvështrimin tjetër dhe referencat e tij të marrur nga shtetet tjera janë të ndryshme.
Studenti i Diasporës për të mbrojtur idet e veta, merr shembullin e analizës të pikturës që duhet të largohemi nga piktura me qëllim që të dallojmë më mirë kontrastet e shprehura në pikturë…
Për studentin e Diasporës është e rëndësishme që vizatimi i Kosovës të ngërthejë ndonjë simbole të « Tokës » të Kosovës dhe njëherësh « Njeriun » e Kosovës.
Ky propozim sikur fillojë të marr miratimin e të gjithëve dhe ashtu befas pa qenë fare i ftuar, djaloshi që shërbente në kafeterinë e Fakultetit të artit, pasi kishte dëgjuar pothuajse gjithë bisedën e tyre. Bisedë që në fakt kishte dëgjuar e gjithë kafeteria se toni i ngritur i studentëve kishte bërë të vetën,ju drejtua studentëve duke i këshilluar të bënin hulumtim në internet qoftë në gjuhën angleze apo në gjuhën frënge me fjalët : vizatojë vendin tim.
Djaloshi, u largua ashtu në mënyrë spontane duke ju shërbyer kafe për të katërtën herë studentëve të cilët u hutuan nga kjo ndërhyrje dhe pa komunikuar në mes veti nxorën telefonat portabël duke futur këto fjalë në motorin e kërkimeve google dhe të gjithë gjetën punimet e bëra me ketë temë.
Ishin punime të realizuar nga fëmijët e shteteve anë e mbanë në Botë dhe në çdo vizatim të tyre lidhur me vendet që përfaqësonin ishte paraqitur me simbole e me domethënie Lumturia e tyre ….
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje