Kosova
Vizat nuk varen nga heqja e taksës
Ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku së fundi tha se vendimi për taksën ndaj mallrave serbe ndërlidhet me çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha për Klan Kosovën ka thënë se nuk ka informacione zyrtare që Bashkimi Evropian ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave, ndonëse ka kërkesë të zëshme për pezullimin e saj, njofton Klan Kosova.
“Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”, është shprehur Hoxha, përcjell albinfo.ch.
“Edhe në takimet që kisha në Poloni lidhur me procesin e Berlinit, në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendojë taksën, por nuk është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
“…por kjo është bërë një kërkesë e zëshme sidomos nga SHBA-ja”, ka shtuar tutje ajo.
“Rrethanat së paku jo para përfundimit të zgjedhjeve s’do të mund të arrijmë të tregojmë se çka po ndodh. Ne po synojmë liberalizimin, sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në Këshillin e Ministrave të futet në agjendë”, shtoi tutje Dhurata Hoxha.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë