Lajme
“Viza Shengen, 750 euro”: trafikantët shqiptarë joshin emigrantët drejt Evropës
“Ne po i çojmë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar për 45 minuta me skafe. Kalimi është 100 për qind i sigurt”
Autoritetet britanike kanë fshirë 12,000 reklama të paligjshme të publikuara në rrjetet sociale nga bandat shqiptare të trafikimit. Këta kanë joshur kështu migrantët për kalime “të sigurta” drejt Britanisë së Madhe dhe BE-së, kryesisht Gjermanisë dhe Francës, transmeton albinfo.ch.
Agjencia Kombëtare kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA), duke punuar me platformat si Meta, TikTok dhe YouTube, ka hequr rreth 12,000 reklama të tilla deri në fund të qershorit 2024. Sipas gazetës Daily Mail, disa postime përfshinin përshkrime të detajuara si “Ne po i çojmë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar në 45 minuta me skafe. Kalimi është 100 për qind i sigurt.”
Kontrabandistët premtojnë “udhëtim të garantuar” edhe në Gjermani
Një tjetër postim premtonte një “udhëtim të garantuar në Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Londër”, shkruan focusonline.de. Ai ishte shkruar në gjuhën afgane pashtu.
Ndërsa në një postim tjetër në gjuhën Farsi, që flitet në Iran dhe Darsi, që flitet në Afganistan, kontrabandistët reklamojnë se për një “vizë Shengen të garantuar” duhet paguar 750 euro ndërsa një vizë “pa garanci kthimi” kushton 6000 euro, përcjell albinfo.ch.
NCA ka arrestuar tashmë disa të dyshuar, duke përfshirë shtetas vietnamezë dhe irakianë, të cilët thuhet se kanë shpërndarë fushata të tilla reklamuese në internet.
Dan Barcroft nga NCA thotë për Daily Mail: “Mediat sociale janë çelësi për funksionimin e këtyre grupeve të organizuara kriminale”.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve