Shkurt.ch

Vitin e ardhshëm shtrenjtohen sigurimet shëndetësore

Premitë e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor pritet të rriten deri 3 për qind, thotë Comparis

Vitin e ardhshëm është parashikuar një rritje e premive të sigurimit shëndetësore deri 3 për qind. Kështu ka konstatuar Comparis, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit duke u bazuar në një sondazh të realizuar me kompanitë më të mëdha të sigurimit shëndetësor në Zvicër.

Rritja e ngadaltë e kostos shëndetësore në të kaluarën dhe këtë vit ka një efekt pozitiv në zhvillimin e primeve, shkruan Comparis.

Comparis thotë se rritje të theksuar të premive megjithatë pritet gjatë vitit 2014.

Shërbimi që e bën këtë të krahasim ende ka paqartësitë për shkak të tarifave të përkohshme të shërbimeve të kujdesit shëndetësor nëpër spitale”, thotë Felix Schneuwly, ekspert i sigurimeve shëndetësore në Comparis.

 Trajtim ambulantor si dhe medikamente të shtrenjta

Shpenzimet e sigurimit shëndetësor bazë janë rritur për 6.9 miliardë franga në mes të vitit 1998 dhe 2010. Shkaku kryesor është kostoja në rritje e trajtimit ambulator dhe medikamenteve. Ndërsa faktorët, siç janë popullsia në rritje dhe plakja e saj, luajnë vetëm një rol të vogël.

Shpenzimet janë rritur më së shumti në sektorin e pajisjes me medikamente ( + 4,9% në vit). Rritja është gjithashtu shumë e qartë në kujdesin ambulator (4.2% në vit). Ndërkaq, duhet theksuar se kostoja në rritje e trajtimit spitalor është relativisht e ulët (3.3% në vit).

Përdorimi i metodave të trajtimeve të reja ka mundësuar zbritjen e kohëzgjatjes në spital. Kjo nuk do të thotë se kostoja e qëndrimit në spital nuk është rritur. Çdo pacient përfiton nga një numër më të madhe të ndihmave mjekësore, të cilat janë edhe më të shtrenjta, shpjegon Zyra Federale e Statistikave.