Kosova
Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinës
Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë mund të zgjaten përtej 13 shtatorit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili theksoi se situata epidemiologjike në vend vazhdon të jetë e rëndë.
“Më 13 shtator skadon afati i përcaktuar për masa. Sipas situatës momentale, nuk pritet të ketë lehtësim të masave, por natyrisht do të ketë një përfundim pas takimit me komitetin. S’pritet lehtësim i masave. S’do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa kemi situatë të brishtë”, tha Vitia.
Ministri i Shëndetësisë nuk ka përjashtuar injektimin e dozës së tretë për grupet më të rrezikuara.
“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë, sipas rekomandimeve të fundit që na ka ardhur nga IKSHPK, kurdo që shihet e domosdoshme. Sidomos kjo vlen për grupet e ndjeshme të popullatës”.
I pyetur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, që janë caktuar të mbahen më 17 tetor, ministri Vitia u përgjigj:
“Ky është vendim që merret nga rekomandimet nga ekspertët tanë nga IKSHPK-ja, por jo vetëm dhe çdo rekomandim i tyre do të diskutohet dhe do të respektohet”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’