Kosova
Vitia: Ligji për Sigurimet Shëndetësore do të procedohet në qeveri gjatë qershorit
Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Lgiji për Sigurimet Shëndetësore është në fazën finale, përpara se të procedohet në qeveri për votim, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se aktualisht pritet vetëm nënshkrimi nga ana e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kredi nga Banka Botërore për të marrë mjete për të filluar me punën e implementimit të Sistemit Informativ Shëndetësor.
“Ligji tani ka kaluar të gjitha procedurat dhe është në fazën finale të adresimit të komenteve pas konsultave paraprake dhe diskutimeve publike. Kështu që Ligji për Sigurimet Shëndetësore po bëhet dhe si përfundim Sistemi Informativë Shëndetësor është në fazat e fundit para se të procedohet në qeveri, për t’u proceduar pastaj në Parlamentin e Republikës dhe paralelisht shumë gjëra të tjera, në infrastrukturë, në barna dhe të tjera që janë pjesë e procesit për sigurime shëndetësore”, tha Vitia.
Më tej, ai tha se Ligji për Sigurimet Shëndetësore ka pasur të procedohet në qeveri gjatë muajit maj, por një gjë e tillë është pamundësuar për shkak të komenteve të ndryshme në lidhje me të.
“Ky ligj gjatë qershorit, po them, ka pasur gjatë majit, mirëpo për shkak të komenteve të ndryshme që kanë qenë me dhjetre faqe, pasi është një ligj shumë i rëndësishëm që përcakton shëndetësinë kosovare në vitet e ardhshme, jemi jo vonuar, por ka marrë kohë derisa u janë përgjigjur të gjitha këtyre komenteve dhe ky ligj do të procedohet shumë shpejt në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj në Parlamentin e Republikës, ku pritet që të votohet pastaj dhe të fillojë menjëherë punën”, tha ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











