Lajme
Vitia josh mërgimtarët për investime
Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës”, në Viti është mbajtur tryeza e rrumbullakët me mërgimtarët e interesuar për investime në këtë komunë të Kosovës.
Kjo tryezë është organizuar nga Zyra e kryetarit të Komunës, Zyra komunale për investime, si dhe është mbështetur nga projekti i Qeverisë zvicerane Helvetas Intercooperation dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.
Hasan Aliu, zv.kryetar i Komunës, tha se kjo tryezë ka për qëllim që para investitorëve të mundshëm të shpalosë kapacitetet e komunës së Vitisë për investime.
Ndërsa Vezir Jonuzi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se potenciali më i madh i Kosovës për tërheqjen e investimeve është bujqësia dhe fuqia e lirë punëtore.
„Si Qeveri jemi duke u angazhuar që të rrisim fondet për subvencionim dhe investime në bujqësi, të cilat këtë vit sillen rreth 46 milionë euro“, ka thënë Jonuzi.
Kurse Luan Hoti, përfaqësues i Organizatës Helvetas Intercoperation, është shprehur se projekti i qeverisë zvicerane për ndihmë Kosovës është i shtrirë në 12 komuna dhe, si i tillë, ky projekt përfshin edhe komunën e Vitisë, e cila mund të përfitojë shumë me ngritjen e kapaciteteve humane dhe të tjera të nevojshme për tërheqje të investimeve.
Fisnik Beqiri, udhëheqës i Fondacionit Kosovë-Luksmeburg, ka numëruar para mërgimtarëve projektet e shumta që ky fondacion në bashkëpunim me Komunën e Vitisë është duke i implementuar apo do t`i realizojë në të ardhmen.
Siç raportojnë mediat lokale, mërgimtarët prezentë në këtë tryezë, pos gatishmërisë për investime, kanë paraqitur edhe kërkesat për përkrahje të institucioneve, në mënyrë që investimet e tyre të kenë siguri, si dhe të operojnë lirshëm jo vetëm në tregun kosovar, por edhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën