Shqipëria

Viti i ri shkollor në Shqipëri me vendim për ndalim të përdorimit të telefonave

Shqipëria ka vendosur që t'i ndaloj nxënësve përdorimin e telefonave në orët e mësimit.

Që nga shtatori ku edhe fillon viti i ri shkollor, nxënësit në Shqipëri nuk do të lejohen të bartin telefonët e tyre gjatë orëve të mësimit.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla me anë të një vendimi, ka ndaluar përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator.

Në të njëjtin vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.