Kosova
Viti 2023 mund të jetë më i nxehti ndonjëherë
Viti 2023 do të mund të jetë më i nxehti në histori, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus, përcjell albinfo.ch.
Shtatori më i nxehtë në gjithë botën, ndonjëherë, është regjistruar pas një vere me rekord temperaturash të larta, ka thënë Copernicus.
Temperaturat në shtator, këtë vit, kanë qenë gjysmë grade më të larta sesa në shtatorët më të nxehtë në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020.
“Temperaturat e pashembullta në këtë shtator – që e pason një verë me temperatura rekorde, i kanë thyer të gjitha rekordet në shkallë të jashtëzakonshme”, ka thënë Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshë e agjencisë së BE-së.
Temperaturat në vitin 2023 janë 1.4 gradë Celsius përtej temperaturave të epokës industriale, ka thënë Burges.
Kjo shifër është vetëm 0.1 gradë më e vogël sesa synimi i bërë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Akulli në Antarktik ka arritur në nivele historike të ulëta në shtator, duke mbuluar 9 për qind më pak territor sesa në periudhën 1991 – 2020.
Gjetjet janë bazuar në analiza që përfshijnë miliarda të dhëna nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në gjithë botën.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV