Lifestyle
Viti 2018 – vit i Dua Lipës
Viti 2018 do të jetë viti i Dua Lipës. Kështu shkruan “CapitalFM” që ka dhënë disa arsye përse këngëtarja kosovare do të dominojë industrinë muzikore më 2018.
“Ajo po thyen rekorde, me pesë nominimet për Brit Awards. Ajo po merr pjesë në turnetë e Bruno Mars dhe Coldplay. Ishte mysafire edhe në “Saturday Night Live”, ka shkruar kjo uebfaqe.
Në raportim theksohet se Dua Lipa nisi karrierën me ‘coverë’ të Nelly Furtados dhe Pinkut, ndërsa u bë yll botëror me hitet e fundit, sidomos me “New Rules” të lansuar vitin e shkuar, transmeton Albinfo.ch.
Së fundmi është fotografuar edhe me Katy Perryn, Ariana Granden dhe Sam Smithin duke shtuar zërat se mund të bashkëpunojë vetëm me yje botërore.
“Nuk është konfirmuar nëse Dua do të bashkëpunojë me këta. Por atë që e dimë është se Dua do të dominojë këtë vit”, shkruhet më tej në tekstin për Dua Lipën.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë