Bota
Viti 2015: 26.000 viktima nga katastrofat natyrore
Bëhet fjalë për një dyfishim të numrit të viktimave në krahasim me atë të vitit 2014, konstatohet në një studim të kompanisë së sigurimeve Swiss Re
Gjatë vitit që po kalon në katastrofat natyrore që kanë ndodhur në gjithë botën kanë humbur jetën 26.000 njerëz. Edhe pse këto janë shifra të përkohshme, ende jo përfundimtare, bëhet fjalë për një dyfishim të numrit të viktimave në krahasim me atë të vitit 2014, konstatohet në një studim të kompanisë së sigurimeve Swiss Re, të publikuar sot.
Më së shumti viktima, rreth 9.000 sish ose një të tretën e numrit të gjithëmbarshëm, ka shkaktuar tërmeti i ndodhur në muajin prill në Nepal. Ndërsa gjatë verës me vapë rekorde në vendet si India, Pakistani pastaj në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme kanë gjetur vdekjen më shumë se 5000 persona, shkruan srf.ch.
Po ashtu disa mijëra njerëz janë mbytur nga uji në Detin Mesdhe, në përpjekjet e tyre për të kaluar në kontinentin evropian me anije dhe barka të pasigurta për lundrim.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë