Integrimi
Visar Bytyçi, nënkampion bote i saunës
Visari edhe vitin e kaluar pati qenë pjesëmarrës i këtij kampionati, me ç`rast pati fituar vendin e katërt
Kampionati Botëror i mjeshtërve të saunës, (banjës me avull) është një eveniment që ka filluar të mbahet nga viti 2008. Në fundjavën që shkoi, ky kampionat i llojit të veçantë u mbajt në banjën e alpeve austriake Bad Hofgastein, ku rreth 1500 mysafirë të kësaj banje janë bërë dëshmitarë të mjeshtërive nga më të habitshmet të “artistëve” të banjës me avull.
Titullin e kampionit e fitoi për herë të tretë mjeshtri nga Belgjika Dirk van Offel, shkruan Tageszeitung.it Ai ka kënaqur mysafirët me inskenimin e spektaklit “Lord of Elements” me të cilin ka dalë më i suksesshmi ndër 33 pjesëmarrësit që përfaqësonin mbi 20 kombe.
Titullin e nënkampionit në këtë garë e ka fituar shqiptari me qëndrim në Gjermani, Visar Bytyçi. Ai ka bindur jurinë me një inskenim të udhëtimit me saunë në orient. Visari edhe vitin e kaluar pati qenë pjesëmarrës i këtij kampionati, me ç`rast pati fituar vendin e katërt.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë