Lajme
Visa dhe MasterCard pezullojnë punën në Rusi
Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe MasterCard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi për shkak të agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.
Visa me anë të një deklarate tha se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.
Shefi ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale, Alfred Kelly, tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkon që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, tha Kelly.
Po ashtu edhe MasterCard lëshoi një njoftim të ngjashëm, duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.
Kompania shtoi se çdo kartelë e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionojë në Rusi.
“Për më shumë se një javë, bota ka parë ngjarjet tronditëse dhe shkatërruese që rezultuan nga pushtimi rus i Ukrainës. Kolegët tanë, klientët tanë dhe partnerët tanë janë prekur në forma të ndryshme, që shumica prej nesh nuk mund ta imagjinonin”, thuhet në njoftim.
Qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje parë kompanive financiare që të pezullonin funksionimin e tyre në Rusi.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik