Lajme
Virusi që po regjistrohet në SHBA si grip i shpendëve që bartet nga lopët
Një pacient në Texas të SHBA-së ka rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve. Ai dyshohet se u infektua nga një tufë e lopëve qumështore, teksa regjistrohet si rasti i dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pacienti ka përjetuar skuqje të syve pasi ra në kontakt me lopët e sëmura, raporton BBC duke cituar ekspertët që thanë se rreziku për shpërndarje është i ulët.
Megjithatë, njerëzve u është bërë thirrje të marrin masat paraprake kur janë pranë kafshëve të prekura.
Aktualisht raportohet se pacienti i infektuar është në izolim dhe po trajtohet me ilaçe antivirale.
Ky virus zakonisht shkakton simptoma të lehta të gripit, probleme me rrugët e frymëmarrjes, skuqje në sy, por mund të shkaktojë edhe pneumoni.
Pavarësisht emrit, ky virus nuk kufizohet vetëm te shpendët, pasi javëve të fundit është zbuluar të lopët në disa shtete, përfshirë Texasin, Kansasin dhe Michiganin. Zakonisht nuk shpërndahet te njerëzit, por infeksionet e tilla konsideorhen të rralla në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












