Lajme
Virusi ‘Omicron’ me përhapjen më tē shpejtë që njeh historia e viruseve
Omicron është virusi me përhapjen më të shpejtë në histori, deklaroi Roby Bhattacharyya, specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts.
I parë vetëm pak javë më parë në Afrikën e Jugut, Omicron është tashmë varianti më i popullarizuar në pjesën më të madhe të botës.
“Kjo është një përhapje tepër e shpejtë”, komenton ai, ndersa më pas shpjegon këtë shpejtësi duke e krahasuar atë me fruthin, i cili normalisht është shumë ngjitës, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
”Një person i prekur nga kjo sëmundje infektive, i pavaksinuar, infekton mesatarisht 15 persona të tjerë; një i prekur nga Omicron infekton 6”, sipas studimeve të fundit.
Por ndryshimi është në kohën e infektimit: fruthit i duhen mesatarisht 12 ditë, por Omicronit i nevojiten vetëm 4 ose 5.
”Një rast fruthi prodhon 15 të tjera në 12 ditë, një rast me Omicron prodhon 6 në katër ditë; në tetë ditë ai prodhoi 36, 216 në 12 ditë”, theksoi Bhattacharyya.
Edhe historiani dhe mjeku Anton Erkoreka deklarohet i habitur nga shpejtësia me të cilën përhapet Omicron.
“Është virusi më shpërthyes dhe virusi që përhapet më shpejt në histori”, thotë ai.
Erkoreka, drejtor i Muzeut Bask të Historisë së Mjekësisë, kujton se murtaja e zezë e shekullit të 14-të dhe kolera e shekullit të 19-të e shkaktuar nga bakteret u deshën vite për t’u përhapur në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë