Shëndetësi
Koronavirusi, shkon në rreth 400 numri i viktimave
Derisa numri i rasteve të prekura dhe viktimave nga virusi vdekjeprurës po rritet në mënyrë rapide, autoritetet vendore qetësojnë se në Maqedoni nuk ka raste të dyshimta.
Pesë shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë punuar në Kinë para dy ditësh janë kthyer në vend, ku policia kufitare ka thirrur ekipe të epidemiologëve për të kontrolluar personat dhe për t’i drejtuar në institucionet kompetente për t’u kontrolluar në rast se kanë simptoma të virusit, mirëpo deri më tash nuk raportohet për simptome tipike të virusit.
Numri i viktimave në Kinë ka shkuar në 361, ndërsa janë regjistruar më shumë se 17,000 raste të prekura. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH-së, koronavirusi ka tejkaluar vdekjet si dhe numrin e të prekurve nga Sarsi, i cili në vitin 2002 shkaktoi 3419 të vdekur.
Jashtë Kinës, 24 shtete të tjera të botës kanë regjistruar raste të prekura, ku nga rajoni Evropian raste janë regjistruar në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi dhe Finlandë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës