Lajme

Virusi i tërbimit është zbuluar te një lakuriq nate në Zvicër

Qendra Zvicerane e Tërbimit ka zbuluar virusin e tërbimit në një lakuriq nate të llojit Daubenton’s murine, që ndodhet në kantonin Glarus, në lindje të Zvicrës. Që nga viti 1992, vetëm shtatë raste të tilla janë diagnostikuar në vend, transmeton albinfo.ch.

Lakuriq i natës, i cili jeton në mjedise ujore, u gjet në Mühlehorn, në komunën e Glarus North, tha të hënën zyra e Graubünden për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve, e cila është gjithashtu përgjegjëse për kantonin Glarus. Zbulimi u bë më 20 shtator.

Zvicra konsiderohet të jetë e lirë nga tërbimi si te kafshët shtëpiake, ashtu edhe te kafshët e egra, shtoi zyra. Megjithatë, mund të ndodhin raste të izoluara te lakuriqët e natës.

Zyra e Graubünden u kujton njerëzve që të mos prekin kafshët e egra që janë të sëmura ose që shfaqin sjellje jonormale, dhe në vend të kësaj të kontaktojnë me kujdestarin e gjahut ose fondacionin për mbrojtjen e lakuriqëve të natës, shkruan swissinfo.

Autoritetet kanë theksuar se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe kushdo që kafshohet nga një lakuriq nate, duhet të kërkojë menjëherë këshilla mjekësore.