Kosova

Virusi i Nilit Perëndimor: IKSHPK bën apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave.

Sipas njoftimit, ekspertët kanë ngritur gatishmërinë për parandalimin e shfaqjes së virusit të Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës dhe përhapet zakonisht nga pickimi i mushkonjës së infektuar.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës, si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksionit që te njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.