Lajme
Virtualisht, nesër fillon konferenca “Diaspora Flet”
Nesër pritet të fillojë konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga GERMIN, organizata lidere për angazhimin e diasporës me vendet amë. Gjatë datave 19, 20 dhe 21 nëntor 2020, nën moton GlobAL:2020, Lidhu, Krijo dhe Bashkëpuno, shumë emra me renome dhe yje të Diasporës Shqiptare do të jenë folës dhe pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje
Diaspora Flet 2020, e cila organizohet nga Germin dhe organizata e saj simotër me qendër në SHBA The Global Albanians Foundation, synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vjetët e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vjetët e ardhshme.
Përbrenda një programi treditor, përmes 24 sesioneve virtuale me 9 folës kryesorë dhe një programi 25-orësh do të trajtohen praktikat globale dhe ndërlidhjet mes të diasporës në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.
Germin, në kuadër të konferencës virtuale Diaspora Flet ka paraparë:
Hapja e konferencës do të bëhet më 19 nëntor në ora 15:00 me një bisedë të përqendruar nga ish-Presidetja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me moderatore Valbona Zeneli. Znj. Jahjaga në konferencën Diaspora Flet 2020 do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore. Pjesa tjetër do të jetë hapësirë për rrjetëzim, fjalime inspiruese dhe katër (4) debate interaktive mbi kulturën, diplomacinë, politikën dhe forcimin e bashkëpunimit. Në ditën e parë, nga ora 20:00 do të zhvillohet nje bashkëbisedim me ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht Sh.S. znj. Yuri Kim dhe Sh.T. z. Philip Kosnett. Ky panel do të moderohet nga z. Behar Xharra, sipërmarrës i ri në Uashington DC, ShBA, njëherit bashkë-themelues i GERMIN.
Dita e dytë, më 20 nëntor 2020, e cila fillon nga ora 15:00, do të fokusohet kryesisht në debate paralele për temat si: Investimet, Filantropia, Teknologjia & Inovacioni, ndikimi socio-ekonomik i COVID 19. Poashtu, do të ketë edhe bisedë të përqëndruar me Elvin Gurin përballë gazetarës Ilva Tares, i cili do të falsë për angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimit të besimit për investime në vendlindje dhe filantropinë.
Në ditën e fundit, 21 nëntor 2020, dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e diasporës dhe miq të Germin, Kingsley Aikins & Martin Russell nga Irlanda, do të flasin për praktikat më të mira globale në angazhimin e diasporës dhe rrjetëzimin. Temat tjera të cilat do të trajohen në ditën e tretë janë: kapitali njerëzor dhe kthimi i trurit, gjuha shqipe dhe trashëgimia dhe të rinjtë në diasporë dhe edukimi. Poashtu, në këtë ditë, nga ora 18:00 do të ndodhë edhe formati “Bisedë mes kampionësh” me Robin Krasniqin dhe Lorik Canën. Konferenca pritet të mbyllet me një artiste me famë botërore nga diaspora, paraqitja e së cilës do të mbahet si surprizë e konferencës.
Konferenca Diaspora Flet është ‘thirrëse’ e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet. Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende.
Për pyetje apo informata shtesë ju lutem a kontaktoni në:
[email protected] dhe +383 (0) 44 828 455 apo +383 (0) 49 891 999.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?