Lajme
Violinisti shqiptar, një emër suksesi në Spanjë
Violinisti Shqiptar ,Florian Vlashi, jeton dhe punon prej rreth tri dekadash në Koruna, Spanjë, shkruan albinfo.ch.
Ai ushtron aktivitetin e tij artistik si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë, por është edhe themelues i grupit muzikor “Siglo XX”.
Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë dhe po përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës.
Artisti shqiptar tregon disa nga detajet e veprimtarisë, që ka nisur nga viti 2003 në qytetin e tij të lindjes.
“Kanë kaluar 18 vjet dhe ato tre netët e para, me muzikë ndërmjet antikitetit, fjalës dhe pikturës, kanë qenë korrespondenca sekrete e të gjitha koncerteve tona deri tani. Ky fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales”, shprehet ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?