Lajme
Viktima e aksidentit me Ferrari në Itali, një shqiptar nga Zvicra
Personi i vdekur ishte një 40 vjeçar nga Villeneuve, kantoni Vaud. Të shtunën në mbrëmje, DJ kishte performuar në një klub në kantonin e Valais
Një makinë e copëtuar, mbeturina të shpërndara dhe flakë disa metra e lartë: drejtuesit e mjeteve dhe punonjësit e parë panë një skenë të tmerrshme të dielën, pas një aksidenti në rrugën midis Ivrea dhe Santhia, në veri të Italisë.
Makina e aksidentit: një Ferrari GT C4 e bardhë, me regjistrim zviceran, transmeton albinfo.ch. Sipas mediave italiane, makina ka qenë së fundmi duke ngarë me mbi 200 km/h dhe pastaj ka rrëshqitur në rrugën e lagësht hyrëse duke u përplasur me parmakun në të majtë. Më në fund Ferrari ka shpërthyer në flakë. Çdo ndihmë ka ardhur tepër vonë për dy të ngujuarit në makinën e përfshirë nga flaka.
Sipas hulumtimeve të bëra nga gazeta Blick, personi i vdekur ishte Isa Q.* (40 vjeç) nga Villeneuve, kantoni Vaud. Të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes së tij – DJ kishte performuar në një klub në kantonin e Valais, më pas qe nisur për në Itali me makinën Ferrari.
Agim Q.* (41) konfirmon për gazetën se i vdekuri ishte vëllai i tij dhe se Ferrari i përkiste atij. Një pikëllim i madh për vdekjen e tij vërehet edhe në rrjetet sociale.
Vëllai Agim Q. nuk e di se si ka ndodhur aksidenti, kush ishte në timon dhe kush ishte viktima tjetër – një grua, sipas raportimeve të mediave italiane, përcjell albinfo.ch. “Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për të gjitha”. E tëra që ai di është se një test i ADN-së tani është në pritje.
Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi i viktimave është i komplikuar pasi të vdekurit janë djegur keq. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurit përmes analizës së ADN-së.
Vetë vëllai sapo kishte mbërritur në Suedi me familjen e tij, por tani po udhëton për në Zvicër. “Ne duam të mbështesim gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë në shtëpi në Zvicër”.
- (Emrat janë ndryshuar)
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026 Konfederata u zgjodh nga shtetet pjesëmarrëse dhe do të pasojë Finlandën, e cila do të kryesojë...
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane
-
Tregu zviceran i pasurive të paluajtshme, gati për një “bum 2025”