Lajme
Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë
Verifikimi i tyre po zgjat procesin

Aktualisht Qendra e Numërimit të Votave po vijon procesin me votat e ardhura nga diaspora, gjithashtu edhe ato me kusht, transmeton albinfo.ch.
KQZ njofton se nga 26 mijë vota të diasporës të verifikuara deri më tani, 18,731 vota janë aprovuar, ndërsa 7,670 votues janë refuzuar për arsye të ndryshme.
Jeton Musliu raportoi se më shumë kohë po merr verifikimit i votave sesa numërimit i tyre.
Sipas tij, rreth 43 mijë pako me vota duhet të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet ligjore dhe më pas të numërohen.
Po kështu, gazetari sqaroi se po verifikohet nëse personat që kanë dërguar votë me postë, kanë ardhur dhe kanë votuar edhe në Kosovë.
Nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të përfundojë ky proces, i cili sipas gazetarit, ka gjasa të zgjatë.
Nëse nuk ka asnjë ankesë, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, kemi edhe certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore