Uncategorized
Vijnë emigrantët, autoritetet kanë shtuar kapacitetet gjatë verës
për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, duke nisur nga data 2 korrik 2016, zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë nga ora 08:00 – 16:00
Për përballimin e fluksit të rritur të kërkesave për pajisjen me dokumente identiteti (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike), Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe kompania “ALEAT sh.p.k” kanë shtuar kapacitetet maksimale gjatë muajve të verës kur vijnë emigrantët shqiptarë në pushime.
Ministria e Brendshme në Tiranë sqaron se për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, duke nisur nga data 2 korrik 2016, zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë nga ora 08:00 – 16:00, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch
Gjithashtu, të gjitha zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile gjatë ushtrimit të detyrës janë udhëzuar të qëndrojnë në detyrë derisa të marrë shërbim edhe qytetari i fundit në sportel.
1 korriku 2016 ishte afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën prill 2009 – korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.
Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Brendshme u kujton qytetarëve që kanë hasur problematikën e vlefshmërisë së gabuar të dokumentit biometrik, të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja, që të shmangin ditët e verës ku shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim