Lajme

Edhe personat me arsim të mesëm, pjesë e ligjit për fuqi punëtore të kualifikuar

Videomesazh i ambasadorit gjerman në Shqipëri, zotit Peter Zingraf, sqaron Ligjin e ri të Imigrimit të Fuqisë Punëtore

Videomesazh i ambasadorit gjerman në Shqipëri, zotit Peter Zingraf, rreth Ligjit të ri të Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar dhe rreth mundësive për punësim në Gjermani.

“Sipas ligjit, personat e kualifikuar profesionistë nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të kryer, por edhe persona profesionistë me arsim të mesëm profesional”, tha ambasadori.

Ligji i ri për imigrim të personave profesionistë mundëson nga 1 marsi lehtësi për marrjen e vizës së punës për Gjermani.

“Si hap i parë duhet të dëshmohet ky kualifikim, para se të parashtrohet kërkesë dhe të pranohet nga shërbimet gjermane kompetente. Për kualifikim të pranuar profesional mund të shtrohet kërkesë për vizë, për të cilën ju nevojitet edhe ofertë konkrete për vend pune”, sqaroi procedurat ambasadori. /Albinfo.ch

 

https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/videos/2862279803840926/