Albinfo plus
VIDEO: Industria kosovare e përpunimit të drurit, një histori suksesi që prezantohet në Zvicër
Organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch (Online&Print), në mbështetje në kuadër të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” – FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit, përmes Shqotës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës rreth 20 biznese të përpunimit te drurit nga Ferizaj po qëndrojnë në Cyrih ku kanë pasur mundësi që gjatë ditës të takohen me disa biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Zvicër.
Në kuadër të kësaj vizite ditën e premte, më 5 maj 2023 është organizuar një ngjarje për prezantimin e kompanive të përpunimit të Drurit nga Ferizaji në Zvicër, e cila është mbajtur në Bad Zurzach.
Objektivi kryesor i këtij eventi ishte promovimi i prodhuesve të përpunimit të drurit nga Ferizaji i Kosovës.
Përpunimi i drurit në Ferizaj paraqet njërin nga sektorët më të përhapur të bizneseve dhe zë vend nga më të rëndësishmit në pasqyrën e përgjithshme dhe historisë ekonomike të kësaj komune në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor














