Shqipëria

Video: Rama paralajmëronte dëbimin e Sali Berishës

Sot ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me familjen e tij është shpallur “non-grata” në SHBA.

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përmes një postimi në Twitter.

Mirëpo a ka pasur informacion kryeministri aktual, Edi Rama, lidhur me këtë lajm. Jo tani, por dhe vite më parë?  Në vitin 2019, në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: Sali ti e kapërcen dot oqeanin me DASH?

Berisha nuk dëgjohet teksa i kthen përgjigje, por kuptohet se i thotë: ‘Sa herë të due’.