Bota
VIDEO: Pema më e shtrenjtë në botë
Sipas hotelit, këto dekorime kushtojnë 15 milionë dollarë

Krishtlindja është një moment për të kaluar kohë me familjen, për të falur dhe për t’u çlodhur pas një viti kaotik. Por, për disa, është edhe kohë për ekstravagancë.
Këtë fundvit vizitorët në një hotel në Bahia, në afërsi të Marbella-s në Spanjë, do të mund të shijojnë pemën e tij, e cila është e dekoruar me diamant të vërtetë, gurë të çmuar dhe vepra argjendarësh.
Diamante të kuq, të bardhë, rozë dhe të zinj, dekorojnë pemën, të dizajnuar nga Debi Uingham. Dhe, sipas hotelit, këto dekorime kushtojnë 15 milionë dollarë, transmeton TCH.
Përveç diamanteve, pema mban edhe bizhuteri të çmuara nga Bulgari, Cartier, Van Cleef&Arpels dhe Chanel. Në të madje mund të shihen edhe pallonj çokollate, pupla, vezë struci apo shishe parfumi, përcjell albinfo.ch.
E kjo pemë, është më e fundit, në një listë të shkurtër, por të shndritshme, pemësh të shtrenjta. Në 2010, një hotel në Abu Dhabi, e dekoroi pemën me byzylykë, varëse dhe ora të çmuara, me një vlerë prej 11 milionë dollarësh, duke marrë edhe një vlerësim të librit të rekordeve Guinnes, si pema me dekorimet më të shtrenjta. Ndërsa në 2016, një pemë krishtlindjesh në Tokjo, e bërë prej floriri, u vlerësua se kapte një shifër prej 1.8 milionë dollarësh.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati: Dua të përfaqësoj zërin e komunitetit tim në asamblenë lokale Blerina Kastrati përfaqëson Partinë Socialiste (PS) në garën për një vend në Asamblenë e Komunës Carouge...
-
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër
-
Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
-
Britani: Për herë të parë Gjuha Shqipe mësohet në International House
-
7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë