Kosova

Video “Mirë se vini në Kosovë!”, afro 200 mijë shikime në 24 orë

Mundësitë që ka Kosova për të zhvilluar turizmin janë të mëdha. Turizmi në Kosovë ka një rritje të numrit të vizitorëve dhe ende është në fazën e hartimit të politikave të favorshme turistike për zhvillimin e saj. Bukuritë e saj natyrore janë duke u marrë në konsideratë të trajtohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre, transmeton albinfo.ch.

Fitim Sopjani, një fotograf dhe krijues i videove, ka sjellë së bashku perlat e Kosovës në një video magjepsëse.

“Mirësevini në Kosovë” e titulloi ai videon, e cila mori mijëra shpërndarje dhe afro 200 mijë shikime brenda 24 orësh në Instagram.

Me përcjelljen e tingujve të çiftelisë dhe muzikës popullore nga Fatmir Makolli, video sjell një emocion të paparë.

Sopjani ka bërë thirrje që kjo video të shpërndahet sa më shumë, duke ndihmuar kështu në promovimin e bukurive të vendit tonë.

https://www.instagram.com/p/CRzRUXAhLGm/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0dc73cfc-22fa-4354-be8e-8334b618cfbe