Albinfo plus
Video: Fahrije Hoti, një grua e jashtëzakonshme!
Marsi është muaji historik i luftës për të drejtat e grave. Me këtë rast, Shoqata CréAction Genève dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës ndajnë një portretet të grave shqiptare që kanë shënuar historinë.
Më 25 mars 1999, fshati Krushë e Madhe ishte një dëshmitar i njërës prej tetë masakrave më të mëdha të Kosovës, ku gjatë tri ditëve sa zgjati masakra, paramilitarët, policët dhe ushtarët serbë vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, 64 prej tyre ende janë të zhdukur. Kjo masakër la 502 fëmijë pa një prindër dhe 140 gra të reja nën moshën 50-vjeçare. Ishim të nderuara të takonim një nga këto gra, zonjën Fahrije Hoti. Ju ftojmë të zbuloni rrugëtimin e saj përmes kësaj videoje.
Fahrije Hoti është një grua që mbart me vete të gjitha betejat e grave shqiptare. Gjatë luftës më 1999, ajo u dëbua nga fshati i saj. Në kthimin e saj, disa muaj më vonë, burri i saj ishte zhdukur dhe shtëpia e saj ishte shkatërruar, djegur. E ve, me dy fëmijë, ajo arriti, në solidaritet me gratë e tjera të fshatit, të çlirohet nga diktatet patriarkale të shoqërisë në të cilën jeton.
Duke qenë në krye të dy betejave, atë për kauzën e njerëzve të zhdukur gjatë luftës dhe atë për mbijetesën dhe pavarësinë e saj, Fahrije Hoti së pari krijoi organizatën joqeveritare “Të vejat e Krushës”, e cila do t’i bashkonte disa vite më vonë rreth gjashtëdhjetë gra në një kooperativë. Duke punuar tokën dhe duke organizuar një biznes shembullor, të vejat e Krushës kanë arritur vetëm, falë forcës dhe punës së tyre, të mbështesin familjet e tyre. Së shpejti, kooperativa do të ketë rreth njëqind punëtore dhe ende aspiron të rritet.
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel Pasi Interlaken në Bernese, Oberland vendosi të mos presë edicionin e 35-të në fund të nëntorit...
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision