Bota

Video ekskluzive nga sulmet në Paris

Janë publikuar pamjet e para të sulmit të një xhihadisti të ISIS-it në një restorant në Paris.

Video ekskluzive nga „Daily Mail“ tregojnë se sa i pamëshirshëm ishte njëri nga vrasësit e ISIS-it.

Po ashtu aty shihet qartë se si shpëton një grua nga breshëritë e plumbave të xhihadistit, teksa ai mbante armën mbi kokën e saj.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ishte personi më me fat të premten mbrëma që i shpëtoi masakrës së Parisit, ku mbeten të vdekur 129 persona.

“Daily Mail” ka vënë në dukje atentatorin për sulmin në restorant, i cili besohet të jetë 26-vjeçar belg, Salah Abdeslam.

“Daily Mail” shkruan se atentatori kishte provuar për herë të dytë të shtinte mbi gruan, por arma e tij nuk ishte shkrepur.

“Daily Mail” thotë se atentatori ka një ngjashmëri me Abdeslam, i cili iku në Paris pas sulmeve dhe iu shmang kapjes nga policia pranë kufirit franko-belg.

Video: