Futboll

Video: Dy super gola për dy minuta nga Enis Bardhi

Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 30 metrave.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ishte titullar për Levanten, dhe besimin e trajnerit e ka shpërblyer me dy super gola, shkruan albinfo.ch.

Në takimin ndaj Athletic Bilbaos, skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e tetë, por, më pas Bardhi realizoi dy herë.

Bardhi barazoi shifrat në minutën e 43-të, dhe më pas vetëm dy minuta më vonë shënoi për 1:2. Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 30 metrave.

https://www.youtube.com/watch?v=fUuv6zwtYpc

Bardhi u zëvendësua në minutën e 71-të. Në fund Levante fitoi 3:1, derisa këto tri pikë e ndihmojnë të qëndrojë në La Liga.

Bardhi ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ishte në bankën rezervë.