Shkurt.ch
Viçit “Lili” i hiqen dy këmbët e tepërta
Ai është operuar të premten nën narkozë të plotë. Gjymtyrët e tepërta i janë prerë dhe lëkura në vendet ku ishin ato, i është mbyllur
Katër muaj më parë në Zvicër kishte lindur një viç me gjashtë këmbë. Senzacioni që kishte shkaktuar ky fenomen ishte i kuptueshëm.
… dhe pas operacionit
Por, viçi me emrin Lili tash sërish mund të rritet pa “komplekse”, pasi që veterinarët ia kanë hequr atij dy këmbët e tepërta, të cilat i kishte të varura mbi shpinë. Është ky një sukses i Klinikës së Fakultetit të veterinarisë në Bernë Vetsuisse. Sipas veterinarëve, operacioni kishte qenë i domosdoshëm edhe për arsyen se pesha e këmbëve të tepërta rrezikonte t`ia deformonte boshtin kurrizor Lilit.
Viçi është operuar të premten nën narkozë të plotë. Gjymtyrët e tepërta i janë prerë dhe lëkura në vendet ku ishin ato, i është mbyllur.
Operacioni ka zgjatur katër orë dhe ka kaluar me sukses. “Lili është zgjuar vetëm gjysmë orë pas operacionit dhe gjendja e saj e përgjithsme është stabile”, citohet kryemjeku Patrik Zanollari në komunikatën nga Universiteti i Bernës.
Pas disa ditë pushimi, viçi do të kthehet në stallën ku ka lindur.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?