Muzikë
‘Vibez Festival’ rikthen atmosferën verore në Zvicër
Ky festival është i hapur për të gjitha moshat, një vend i kufizuar do të jetë edhe për familjarët që vijnë me fëmijët. Festivali ka siguruar një vend special për familjarët me fëmijë
Për të gjitha ata që menduan se verës po i vjen fundi, albinfo.ch njofton që më datat 09, 10 dhe 11 shtator do të mbahet edicioni i parë i festivalit muzikor “ Vibez festival”, i cili rikthen atmosferën e ngrohtë verore dhe energjinë pozitive për adhuruesit e muzikës Hip-hop/R&B në Zvicër.
Ky festival për gjatë tri ditëve do të sjellë artistët më të dëgjuar të momentit nga estrada shqiptare, e po ashtu artistët e huaj, të cilët do të performojnë në skenën e vendosur në hapësirën e hapur Bellosy 1897 Le Bouveret, 10 minuta nga qyteti Montreux.
Të premten që nga ora 18:00 do të bëhet hapja e festivalit me temën “Holi day”, e njohur si festa me ngjyra, në të cilën pjesëmarrësit do të shoqërohen me muzikë nga DJ lokal, të zhanrit reggaeton dhe tekno.
Më 10 shtator “Vibez festival” ka organizuar një event madhështor me artistët më të dashur shqiptar. Gjatë kësaj dite do të ju ofrohet atmosfera e kulturës muzikore shqipe e cila ka arritur të depërtoj edhe në zemrat e shumë popujëve artdashës, kjo përmes këngëve ritmike që tashmë dëgjohen edhe në rrugët, lokalet e festat e vendeve të ndryshme europiane, veçanërisht në Zvicër.
Mc Kresha dhe Lyrical son, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Dardan, Capital T, Era Istrefi, Elvana Gjata do të jenë artistët të cilët do të performojnë bagazhin e tyre artistik duke i ofruar publikut emocion dhe kënaqësi në arenën e cila do të jehonë shqip. Pjesëmarrësit në këtë manifestim poashtu do kenë mundësi të vallëzojnë nën ritmin e këngëve të njohura të Sabri Fejzullahut, i cili do jetë ndër artistët e Vibez festival bashkë me Alban Skenderaj, Genta Ismajli, Xhensila Murtezaj, Elgit Doda, Keepman, Besa dhe Liro. Kjo ngjarje moderohet nga Labinot Gashi-Labi dhe Klea Huta.
Një miks kulturor përmes muzikës do mbizotëroj ditën e tretë, të dielën, ku organizatorët kanë mbledhur artistët ndërkombëtar, yjet e repit francez. Këngetari GIMS do të këndoj hitet e tij, bashkë me SOSO, NEJ e NAPS si dhe reperë të tjerë të cilët garantojnë spektakël për audiencën.
“Vibez Festival” synon të jetë ndër koncertet më të mëdhenj të muzikës, në regjionin frankofolës në Zvicër, kështu duke bashkuar diversitetin kulturor dhe duke u bërë vendtakim i atyre që adhurojnë ngjarjet e tilla.
Informata të tjera të hollësishme rreth biletave, rregullave dhe vendit i gjeni në web-site vibez-festival.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor