Lajme

Vëzhguesit e OSBE-së arritën në Zvicër për zgjedhjet federale

Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë arritur në Zvicër që nga 9 tetori për të monitoruar ecurinë e zgjedhjeve federale këtë të diel, njoftoi të martën OSBE.

Ekspertët e OSBE-së vlerësojnë procesin zgjedhor dhe përputhshmërinë e tij me angazhimet e marra nga shtetet anëtare të organizatës, si dhe me detyrimet dhe standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar, shkruan RTS.

Tre vëzhguesit e dërguar në mision do të fokusohen në rregulloret për financimin e fushatës së votimit, gjykimet elektronike të votimit që po zhvillohen në tri kantone (Basel, Thurgau dhe St. Gallen) dhe pjesëmarrjen në votime të personave me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftim.

Në ekip janë një grek, një bjellorus dhe një spanjoll. Ata do të vizitojnë një numër të vogël qendrash votimi. Nuk do të kryejnë vëzhgim sistematik të votave apo operacione të numërimit. Një raport përfundimtar do të publikohet rreth dy muaj pas zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.