Kosova

Vëzhguesi tregon detaje si u helmuan zytarët e KQZ-së

Policia s’lejon askënd t’i afrohet Infektives

Vëzhguesi i organizatës GERMIN, Shpëtim Shujaku, i ka thënë KosovaPress-it se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruajtje dhe disa shenja përreth syve.

Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë rrëfen ngjarjen.

“Në momentin që janë hapur këto zarfe kanë pas një erë shumë të rëndë dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë haur, disa prej zyrtarëve të KQZ-së që kanë pasur kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar të kenë reaksione, disa kanë pasur skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u mor vendimi prej zyrtarit kryesor, Besnik Buzhala, që procesi të suspendohet për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi i pakove nga Forenzika”, tha ai.

“Unë personalisht nuk kam pasur problem me to, por 6 prej punëtorëve që kanë qenë këtu, pas udhëzimit që kanë marrë në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë dërguar drejt në Infektivë. Kurse pjesa tjetër e punëtorëve që kemi qenë këtu jemi duke u kontrolluar te ambulanca emergjente që ka ardhur në vend”, tha ai, duke shtuar se përveç 26 zyrtarëve, aty kanë qenë edhe rreth 10 persona të tjerë.

Të helmuarit në QNR dërgohen në QKUK, Policia s’lejon askënd t’i afrohet Infektives.

Policia e Kosovës ka arritur në QKUK ku janë dërguar punëtorët e Qendrës së Numërimit dhe Rinumërimit, të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Forcat policore nuk po lejojnë askënd t’i afrohet Klinikës Infektive.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KTV-në se Policia posedon informata të tilla për helmim, por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar që pyetjet të adresohen në KQZ dhe tek autoriteteve shëndetësore.

9 persona janë në infektivë, derisa gjendja e tyre është stabile. Megjithatë, ata janë të shqetësuar.

E edhe në emergjencë ka zyrtarë policorë.

26 persona të helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia – ndërpritet procesi

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00 shkaku se punëtorët kanë raportuar për kundërmim nga ta, raporton KTV. Raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë punuar në numërimin e zarfeve.

Ndërkaq, ekipet e Emergjencës dhe të Policisë kanë arritur në vendin ku janë duke u verifikuar votat e në të cilën, për shkak të kundërmimit nga zarfet me votat e ardhura nga Serbia, është ndërprerë procesi. Me kërkesë të Policisë, të gjithë zyrtarët që kanë qenë brenda qendrës janë duke u trajtuar nga ekipet e mjekësisë urgjente, përcjell Albinfo.ch.