Shqipëria
Vëzhgohen azilkërkuesit në Shqipëri
Policia shqiptare kohët e fundit ka vënë re se shumë persona po përdorin edhe dokumente, letërnjoftime apo viza të falsifikuara për të dalë jashtë Shqipërisë

Për të parë më afër masat e marra nga autoritetet shqiptare për frenimin e azilkërkuesve, në Shqipëri po qëndrojnë një oficer i policisë britanike, një i asaj franceze dhe një i asaj italiane.
Oficerët e huaj në bashkëpunim me policinë shqiptare po monitorojnë hyrje-daljet dhe shkëmbejnë informacione me homologët mbi personat që dyshohet se lënë territorin shqiptar me qëllim kërkimin e azilit në zonën Schengen.
Tre oficerët e policive partnere monitorojnë lëvizjet në aeroportin e Rinasit, ku dhe fluksi i lëvizjeve është më i lartë, ndërkohë që mbahet kontakt i vazhdueshëm edhe me zyrën e misionit Frontex që operon në Shqipëri, bëjnë të ditura mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kohët e fundit policia shqiptare ka vënë re se shumë persona po përdorin edhe dokumente, letërnjoftime apo viza të falsifikuara për të dalë jashtë Shqipërisë. Vetëm gjatë gushtit, policia ka refuzuar daljen nga vendi të 177 shtetasve, të cilët nuk plotësonin kriteret e vendosura për të kaluar kufirin.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër