Lajme
Veturat vetëdrejtuese në Zvicër, por cilat janë rregullat?
Nëse ju ndodh të hidhni një vështrim përreth gjatë vozitjes në Zvicër dhe të shihni një person, duart e të cilit nuk janë në timon, mos u shqetësoni. Nga marsi 2025 ai do të bëhet i ligjshëm - por vetëm në disa situata
Megjithëse kjo tingëllon si një trillim shkencor futurist, këto automjete të automatizuara do të hyjnë në rrugët zvicerane nga 1 marsi 2025.
Me ardhjen e kësaj teknologjie, qeveria shpreson të përmirësojë sigurinë rrugore dhe rrjedhën e trafikut, njoftoi Federale në një deklaratë për shtyp të premten, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
“Automjetet autonome, të drejtuara nga inteligjenca artificiale, synojnë të eliminojnë gabimin njerëzor, shkakun kryesor të aksidenteve rrugore”, tha Alexandre Alahi, asistent profesor në Institutin Politeknik të Lozanës (EPFL) dhe kreu i Laboratorit të Inteligjencës Vizuale për Transportin ideoi dhe zhvilloi projektin.
Cilat do të jenë rregullat?
Me pak fjalë, drejtuesit e mjeteve të automatizuara do të lejohen të lëshojnë timonin dhe nuk do të duhet të monitorojnë vazhdimisht trafikun dhe automjetin.
Megjithatë, ata do të duhet të jenë gati në një çast për të marrë përsipër vetë drejtimin në çdo kohë, nëse kushtet e rrugës ose shqetësimet e sigurisë e kërkojnë këtë.
Konkretisht, “drejtuesit e mjeteve të automatizuara do të lejohen të përdorin një sistem drejtimi automatik në autostrada: nëse ky i fundit aktivizohet, ata do të mund të lëshojnë marshin e drejtimit dhe nuk do të monitorojnë më vazhdimisht trafikun dhe mjetin në autostrada. Megjithatë. ata duhet të mbeten të gatshëm të marrin përsipër vetë drejtimin e automjetit në çdo kohë, nëse sistemi i automatizimit i shtyn ta bëjnë këtë”, shpjegoi Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch.
Në mënyrë të ngjashme, do të lejohet përdorimi i automjeteve pa shofer në pjesët e rrugëve të autorizuara nga kantonet në bashkëpunim me Zyrën Federale të Rrugëve (FEDRO).
“Përveç kësaj, do të lejohet edhe parkimi i automatizuar pa praninë e shoferit, në parkingjet dhe hapësirat e parkimit të përcaktuara dhe të shënuara për këtë qëllim”, theksoi qeveria zvicerane.
Kantonet dhe komunat do të caktojnë hapësira të përshtatshme.
Çfarë kërkesash të tjera ka?
Ashtu si mjetet motorike konvencionale, ato të pajisura me një sistem automatizimi duhet të miratohen nga kantonet.
“Prodhuesit e makinave duhet të demonstrojnë në detaje se si sigurohet siguria rrugore dhe qarkullimi i trafikut gjatë jetës së funksionimit të një sistemi automatizimi,” tha qeveria.
Ju mund të shihni se si do të funksionojë ky sistem në këtë video (në gjermanisht).
E-Diaspora
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut Hapet pika shkollore në Küsnacht të kantonit të Cyrihut...
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Zvicër në vitin 2023 Në vitin 2023, 71,822 njerëz që jetonin në Zvicër vdiqën. Kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë më...
-
Zvicër: Shkalla e ndihmës sociale ra në 2.8 për qind në vitin 2023
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Sindikata zvicerane kritikon rritjen ‘e pamjaftueshme’ të pagave