Autotech

Veturat më të shtrenjta me qira në Evropë

Ky studim është bërë gjatë muajit gusht, derisa pikë reference është marrë aeroporti i secilit vend

Sipas një studimi të bërë nga “CheapCarRental.net” në 50 destinacione evropiane, veturat më të shtrenjta me qira ndodhet në Reikjavik, përcjell albinfo.ch.

Ky studim është bërë gjatë muajit gusht, derisa pikë reference është marrë aeroporti i secilit vend.

Reikjavik kishte çmimet më të shtrenjta me 345 euro, derisa në vendin e dytë në vendin e dytë është Trondheim, ku mund të kaloni një javë me 342 euro.

Në kryeqytetin norvegjez, Oslo, çmimet nuk janë aspak të lira dhe për një makinë duhet të shpenzoni 328 euro në javë.

Në vendin e katërt është Athina, kurse ka shumë qytete italiane e greke në këtë top-20, që është bërë në bazë të çmimeve për muajin gusht.

Qyteti i vetëm zviceran është Gjeneva, që ndodhet në vendin e 12-të me 189 euro në javë.

Top-20

  1. Reikjavik (Islandë) 345 euro
  2. Trondheim (Norvegji) 342
  3. Oslo (Norvegji) 328
  4. Athina (Greqi) 293
  5. Helsinki (Finlandë) 287
  6. Thesaloniki (Greqi) 278
  7. Kretë (Greqi) 275
  8. Heraklion (Greqi) 244
  9. Kalari (Itali) 203
  10. Palermo (Itali) 198
  11. Katania (Itali) 194
  12. Gjeneva (Zvicër) 189
  13. Olbia (Itali) 187
  14. Porto (Portugali) 181
  15. Napoli (Itali) 180
  16. Majorka (Spanjë) 177
  17. Sevillë (Spanjë) 168
  18. Bari (Itali) 167
  19. Madeira (Portugali) 165
  20. Lisbonë (Portugali) 160