CH-Ballkani
Veturat e përdorura dizel nga Gjermania shiten me të madhe në Evropën Lindore
Numri i makinave dizel të shitura jashtë vendit, nga 197.000 sa ishte në vitin 2016 është rritur në 233.000 në vitin 2017
Ndërkohë që në qytetet gjermane po mendohet çdo ditë e më tepër për ndalimin e makinave dizel, qytetarët gjermanë po i shesin gjithnjë më shumë jashtë vendit makinat e përdorura që qarkullojnë me dizel.
Tregu më i madh i këtyre veturave është Evropa Lindore, shkruan wirtschaftswoche.de.
Sipas statistikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Zyra Federale për Statistikë, numri i makinave të përmendura të shitura jashtë vendit, nga 197.000 sa ishte në vitin 2016 është rritur në 233.000 në vitin 2017, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një rritje prej 18 për qind brenda vetëm një viti.
Më së shumti vetura dizel janë shitur në Ukrainë, ku vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2016 janë dërguar 16.000 vetura të tilla të vjetra ose mbi dyfish më shumë se në vitin 2016.
Numri i makinave dizel të eksportuara nga Gjermania është rritur edhe në Shqipëri, Kosovë, Rumani, Slloveni, Sllovaki dhe Çeki.
Gjatë po kësaj periudhe, numri i veturave të përdorura që lëvizin me benzinë, të shitura jashtë vendit ka shënuar një rënie nga 178.000 në 176.000.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih