Shqipëria

Vetura në autostradën në Shqipëri ecën në drejtim të kundërt

Vazhdimisht nëpër rrugët e botës vërehen gabime trashanike të shoferëve.

Por një në Shqipëri, me gjasë ua ka kaluar të gjithëve, shkruan “Top-Channel”.

Në mëngjesin e së enjtes, në aksin rrugor Kavajë – Lushnje, një veturë ka ecur tërësisht në kahun e kundërt në autostradë për një distancë të konsiderueshme duke rrezikuar aksidente të shumta.