Bota
Vetura hyn në turmë njerëzish në Melbourne, 16 të lënduar
Dy njerëz janë arrestuar pasi një veturë ka hyrë në një turmë njerëzish në Melbourne të Australisë të enjten.
Disa njerëz janë lënduar, përfshirë së paku një fëmijë, kur vetura goditi qytetarët në rrugën “Flinders”, në orën 16:30 sipas kohës lokale atje.
Policia e Victorias ka thënë se është herët të dihet për motivin e rastit, por ka kërkuar qetësi dhe që dëshmitarët të lajmërohen për të pasqyruar rastin.
“Flinders” është një nga rrugët më të ngarkuara në Melbourne, pasi lidh stacionin e madh të trenit dhe qendrën e qytetit. Ky vend është i mbushur me tregtarë për Krishtlindje, transmeton Albinfo.ch.
Sipas raportimeve të para 14 njerëz janë dërguar në spitale, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në vendin e ngjarjes. Sipas “CNN”, ka të lënduar rëndë.
Mësohet se shoferi po hynte në shpejtësi marramendëse në drejtim të turmës.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?