Shkurt.ch
Vetoni, nga “më i bukuri i pishinës”, model i kërkuar në Zvicër
Nga zgjedhja e tij për "Mister Badi Beauty", 20 vjeçari Veton Loki brenda më pak se një viti bëhet model i suksesshëm në Zvicër
Shqiptari 20 vjeçar nga Schönbühli i Bernës, Veton Loki vitin e kaluar qe zgjedhur mister Badi-Beauty. Në këtë pozitë, të djaloshit më të pashëm në pishinat e Zvicrës, atë e kishin zgjedhur me vota online lexuesit e 20minuten.ch.
Nga ajo kohë ka kaluar gati një vit ndërsa Vetoni edhe vetë befasohet se sa ndryshime i ka sjellë në jetë atij një përzgjedhje e tillë rasti.
“Përnjëherë gjithçka filloi të lëvizte shumë shpejt. Një shooting këtu, një parakalim mode atje dhe ende pa ardhur mirë në vete unë tashmë kisha organizuar një seri spektaklesh me mis Bern 2008, Emilie Lindblom dhe DJ Cut Supreme. Dhe e gjithë kjo vetëm për faktin se isha zgjedhur nga lexuesit e 20 Minuten Online si “mister Badi Beauty”, flet me entuziazëm tekniku i ri i dhëmbëve nga Schönbühli tek kujton karrierën e papritur prej modeli.
Por, shton ai, “nuk i kam pranuar të gjitha ofertat që më kanë ardhur. Më ishte ofruar të modeloja për Dior-in në Cyrih, por rrobat që duhej t`i vishja, ishin tepër femërore për shijen time dhe nuk shkonin me stilin tim sportiv. Dhe fundja, profesioni im parësor nuk është modelimi, kështu që mund ta bëj vetëm atë që më shkakton kënaqësi.”
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme