Photo: Stephen Barker/Barker Photography. ©CTC Aviation
Integrimi
Veton Breznica: Më mirë ndihem në qiell se sa në tokë!
Albinfo.ch sjell intervistën ekskluzive me 27-vjeçarin nga Prishtina, Veton Breznica, pilotin e parë oficer të Republikës së Kosovës që pas shpalljes së Pavarësisë
Të gjithë kanë ëndrra, por jo të gjithë i realizohen. Ata të cilët përkushtohen maksimalisht, ëndrrat e tyre mund t’i shohin edhe me sy hapur. Kjo ëndërr tashmë i është realizuar edhe aviatorit shqiptar, Veton Breznica. 27-vjeçari nga Prishtina që në moshë të re i nisi hapat e fluturimit të drejtojë vetë një aeroplan. Ai është piloti i parë oficer i Republikës së Kosovës që pas shpalljes së Pavarësisë.
Vetoni për albinfo.ch tregon përvojat e tij si aviator, fluturimin e tij të parë, si dhe synimet e tij që shumë shpejt të jetë pilot i avionëve civilë dhe të udhëtojë në tërë botën me pasaportë të Kosovës.
albinfo.ch: Jeni piloti i parë oficer i Republikës së Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë. A mund të na flisni pak se si erdhi ideja të bëheni pilot?
Veton Breznica: Ideja më erdhi kur isha 5-vjeçar. Gjithherë më kanë mahnitur aeroplanët dhe fluturimi. Edhe pse pa pasur ndonjë përvojë apo shembull prej aviatori e piloti, qoftë në familje apo në shoqëri, vendosa të marr përsipër realizimin e kësaj ëndrre, derisa vështirësitë e realizimit të saj as që mund t’i merrja me mend në ato vite të hershme.
albinfo.ch:Profesioni i pilotit kërkon edhe shkollim të veçantë, gjë që në Kosovë nuk ka mundësi të bëhet. Ku jeni shkolluar ju dhe çfarë shkollimi keni bërë?
Veton Breznica: Unë fillimisht kam kryer drejtimin e parë dhe të vetëm për aviacion civil në Prishtinë në Shkollën e Mesme Teknike, e mandej u përzgjodha ta përfaqësoj Kosovën si ambasadori i parë i aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar. Forcat Ajrore Mbretërore përmes kadetëve ajror më ftuan të vazhdoj shkollimin si pilot me aeroplanë pa motorë. Më 2014 arrita gradën e instruktorit të fluturimeve me aeroplanë pa motor si dhe mora gradën prej Pilot Oficeri nga Komandantja e kadetëve ajrorë të Forcës Ajrore Mbretërore, Dawn McCafferty në Akademinë RAF Cranwell. Të gjitha këto mundësi m’u ofruan si iniciativë për të nxitur qeverinë e Kosovës të përkrahë hapjen e shkollës së kadetëve ajrorë në Kosovë, gjë e cila nuk ndodhi për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e qeverisë… Kjo përkundër faktit se studimet e fizibilitetit dhe përkrahja nga Ambasada Britanike ishin krejtësisht pozitive dhe do të vinin për ndihmesa fillestare teknike ekspertë britanikë, australianë, etj.
albinfo.ch:Kur keni bërë fluturimin e parë dhe çfarë ndjenje ka qenë kjo për ju?
Veton Breznica: Fluturimin e parë si pilot me aeroplan pa motor e realizova më 27 gusht 2009, në Shkollën Qendrore të Fluturimit të Kadetëve Ajrorë të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte një fluturim 7 minutash, të cilin nuk do ta harroj asnjëherë. Ishin 7 minuta vendimtare!
albinfo.ch: A mendoni se fakti se jeni qytetar i Kosovës ju ka penguar në avancim. Ju jeni bërë pjesë e rekrutimit “Qatar Airways” dhe “CTC Aviation” në Zelandë të Re. Si erdhi deri këtu dhe si ndjeheni tani?
Veton Breznica:Si shtetas kosovar kam aplikuar në programe për pilotë të linjave ajrore shumë herë, e në fakt edhe jam refuzuar pikërisht për këtë arsye, qysh në hapin e parë. Pra, arsyeja ishte nënshtetësia! Por unë jam krenar që vij nga Prishtina dhe kjo nuk më ndali dot. Pas 6 vjetëve aktive kërkimi e gjeta kompaninë ajrore Qatar Airways si dhe Shkollën e Pilotëve CTC Aviation që ka qendra në Angli, Zelandë e SHBA. Pas një procesi rigoroz që zgjati afërsisht 9 muaj, unë dola i suksesshëm.
albinfo.ch:Sa zgjat trajnimi në Zelandë të Re dhe çfarë pritet më pastaj nga ju?
Veton Breznica: Në Zelandë tashmë jam në muajin e 6-të. Më kanë mbetur edhe 6 të tjerë. Më pas 6 muaj të fundit do t’i përfundoj në Angli me CTC Aviation dhe viti 2017 shpresoj të më gjejë në Doha me fluturime në Qatar Airwayssi si kopilot.
albinfo.ch: Çfarë eksperience është të jesh pilot dhe çfarë përgjegjësish duhet të ketë një pilot?
Veton Breznica: Disa nga vetitë e një piloti të suksesshëm mendoj se janë: vullneti, përkushtimi, aftësia për të menaxhuar mirë në situata të ndërlikuara dhe me stres, vigjilenca, durimi, aftësitë e shkëlqyeshme të komunikimit e të tjera. Është një eksperiencë e shkëlqyeshme!
albinfo.ch: Shumë njerëz i kanë fobi lartësitë dhe fluturimin. Po ju?
Veton Breznica: Për besë nuk e kam zbuluar ende fobinë, por me siguri që duhet ta kem një…
albinfo.ch: A ke pasur ndonjë rast kur vërtet jeni frikësuar?
Veton Breznica: I frikësuar jo, por me mungesë vetëbesimi isha në fluturimin tim të parë si pilot me aeroplan pa motor. Ndjenja e të qenit nën kontroll, i vetëm në aeroplan, ishte e re për mua. Por e përmblodha veten e ia dola mbanë mandej.
albinfo.ch:Po nëse udhëtarët frikësohen dhe kërkojnë ndihmë nga ju. Si do t’i këshillonit?
Veton Breznica: Aviacioni është mënyra e transportit më e saktë në botë. Aksidentet në medie i shohim që të gjithë, por ato janë shumë të rralla përkundër pompozitetit mediatik. Stafi që gjendet në aeroplan është i trajnuar për të menaxhuar situatat e jashtëzakonshme. Përgjegjësia e tyre është jashtëzakonisht e lartë, prandaj edhe kompanitë ajrore bëjnë çmos për t’u siguruar se çdo fluturim i përmbahet rregullave strikte për fluturime të sigurta.
albinfo.ch:Ku ndiheni më mirë, në tokë apo në qiell?
Veton Breznica: Një pyetje simpatike kjo. Në qiell, gjithsesi.
albinfo.ch: Cilat janë synimet dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen?
Veton Breznica: Të hapim shkollën për kadetë ajrorë në Kosovë për të rinjtë e talentuar që kanë guximin të ëndërrojnë. Të përfundoj me suksese të larta shkollimin me CTC Aviation e të fluturoj me Qatar Airways dhe me pasaportën time të Kosovës nëpër tërë botën. Të zhvilloj aftësitë e mia të fluturimeve akrobatike me aeroplan pa motor, sport ky që tashmë njihet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Dhe, pse jo, edhe ta përfaqësoj Kosovën në gara ndërkombëtare të fluturimeve! Kështu dua ta bëj Kosovën dhe shqiptarët të dallohen për aviacionin e fluturimin nëpër botë, sepse ne vijmë nga vendi i shqiponjave.
Përse nuk u hap në Kosovë shkolla e kadetëve ajrorë
Më 2014 arrita gradën e instruktorit të fluturimeve me aeroplanë pa motor si dhe mora gradën prej Pilot Oficeri nga Komandantja e kadetëve ajrorë të Forcës Ajrore Mbretërore, Dawn McCafferty në Akademinë RAF Cranwell. Të gjitha këto mundësi m’u ofruan si iniciativë për të nxitur qeverinë e Kosovës të përkrahë hapjen e shkollës së kadetëve ajrorë në Kosovë, gjë e cila nuk ndodhi për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e qeverisë… Kjo përkundër faktit se studimet e fizibilitetit dhe përkrahja nga Ambasada Britanike ishin krejtësisht pozitive dhe do të vinin për ndihmesa fillestare teknike ekspertë britanikë, australianë, etj
Fluturimi, është transporti më i sigurt në botë
Aviacioni është mënyra e transportit më e saktë dhe më e sigurt në botë. Aksidentet në medie i shohim që të gjithë, por ato janë shumë të rralla përkundër pompozitetit mediatik. Stafi që gjendet në aeroplan është i trajnuar për të menaxhuar situatat e jashtëzakonshme. Përgjegjësia e tyre është jashtëzakonisht e lartë, prandaj edhe kompanitë ajrore bëjnë çmos për t’u siguruar se çdo fluturim i përmbahet rregullave strikte për fluturime të sigurta.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme