Lajme

Vetëvendosje falënderon mërgatën për mbështetjen në Zgjedhjet e 14 shkurtit

Pas përfundimit të numërimit të votave të dërguara me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me më së shumti vota. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 252 vota të dërguara me postë në QNR.

E për këtë, Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku sipas tyre 78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Po ashtu, LVV, ka shprehur falënderim për bashkëatdhetarët të cilët i mbështeten me vota në Zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Albinfo.ch.

“Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”.

VV, po ashtu ka shtuar se Qeveria e re, në krye me Albin Kurti-n kryeministër, do të kujdeset që mërgata të mos ketë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10157493206447000/